Prokuroria kundër: Aldo Bare s`duhet ti shpëtojë burgut përjetë
Autori i Lajmit: Redaksia
Prokuroria e Krimeve të Rënda u shpreh dje kundër kërkesës së Aldo Bares, të akuzuarit si kapo i bandës famëkeqe të Lushnjës, i cili ka deklaruar se do ti nënshtrohet gjykimit të shkurtuar, procedurë e cila në fund të procesit do ti ulte 1/3 e dënimit përfundimtar.
Dy prokurorwt e Krimeve tw Rwnda, Gentian Trenova dhe Besnik Mucci i kwrkuan gjykatws tw rrwzojw kwrkeswn e Aldo Bares pwr gjykim tw shkurtuar. Prokurorwt i thanw gjykatws se duke qenw se i pandehuri ka bwrw edhe kwrkesa tw tjera, sikurse ajo pwr pavlefshmwrinw e akteve, kwrkesa pwr gjykim tw shkurtuar duhet ti refuzohet. Në seancën e djeshme, përfaqësuesit e prokurorisë thanë se rrezikshmëria e veprave penale të kryera nga Aldo Bare duhet ta përjashtojë atë nga përfitimi i gjykimit të shkurtuar, çka do ta ndihmonte atw nw shkurtimin e kohës së paraburgimit si dhe shpëtimin nga dënimi me burg përjetë, si pasojë e uljes së 1/3 të dënimit në fund të procesit.
Akuzat
Akuzat e ngritura ndaj, Aldo Bares janë krijimi dhe drejtimi i organizatës kriminale, vrasje dhe krime në kuadër të organizatës kriminale, pengmarrje, dëmtim varresh e pronash, armëmbajtje pa leje etj. Kërkesa për gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet e dosjes dhe kaluar në gjykim të përshpejtuar u bë nga avokati i Bares, Vladimir Meçi në seancën e kaluar. Dje prokuroria paraqiti pretendimet e saj kundër kësaj kërkese, ndërsa pritet që në seancën e ardhshme, gjykata të vendosë në lidhje me pranimin ose jot ë gjykimit të shkurtuar.
Ekstradimi
Aldo Bare u ekstradua nga Turqia në fund të vitit 2009, pasi ishte arrestuar në Ankara në vitin 2009 dhe prej asaj kohe mbahej në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit. Ai akuzohet për një sërë veprash penale nga e cila më e rënda është prerja e kokës së Artur Dajës, dhe shëtitja me kufomën e tij në qytetin e Lushnjës, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Ramadan Shkurtit, vëllait të kapos së Bandës së Lushnjës.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010