E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi Komisionerët dhe banori i Ruzhdies njihen me akuzën

Autori i Lajmit: S. Topi
Prokuroria e Fierit u ka njoftuar dje akuzën komisionerëve të qendrës së votimit në Ruzhdie, të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe disa vepra të tjera penale. Bashkë me komisionerët, në prokurorinë e Fierit është paraqitur edhe një qytetar i kësaj komune, i cili është identifikuar gjatë hetimeve se ka votuar më shumë se një herë në 28 qershor 2009. Ai akuzohet për veprën penale “votim më shumë se një herë”. Komisionerët dhe banori i komunës Ruzhdie, u thirrën në prokurori në cilësinë e të pandehurve për abuzimet e ndodhura në qendrën e votimit ku janë gjetur parregullsi të dukshme në proces. Pas njoftimit të akuzës në prokurori, ish-kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit, Bujar Kafaraj ka thënë se ai dhe komisionerët e tjerë të djathtë kanë zbatuar Kodin Zgjedhor ndërsa kanë qenë sipas tij komisionerët e majtë, ata që kanë braktisur detyrën në mënyrë të paligjshme.
Hetimi
Pas hetimit të bërë nga prokuroria e Fierit për shkeljet në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 kryetari i Qendrës së Votimit në fshatin Ruzhdie, Bujar Kararaj dhe 4 komisionerë të tjerë përfaqësues të së djathtës kanë marrë masën e ndalimit detyrim paraqitje. Kjo masë është përcaktuar në vendimi e datës 12 shkurt ora 13.20, e gjyqtarja së gjykatës së Shkallës së parë në Fier, Irena Maneku. Prokurori Çlirim Sino paraqiti në gjykatë raportin për hetimin e zgjedhjeve në komunën Ruzhdie. Pas padisë së ngritur nga përfaqësuesit e Partisë Socialistë për shkelje të procedurave te votimit, nisen hetimet dhe prokuroria doli në konkluzionin se Bujar Kararaj dhe 4 komisionerët e tjerë janë të dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve në bashkëpunim, votim më shumë se njëherë në bashkëpunim dhe shkelje të fshehtësisë së votimit në bashkëpunim. Ky fakt është pranuar nga gjykata dhe është pranuar masa e kërkuar nga ana e prokurorit që ka ndjekur hetimin. Për këto shkelje ligji parashikon masa dënimi me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga 300 mijë deri në një milionë lekë për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i kodit penal. Në caktimin e masës së sigurisë duhet të mbahet parasysh edhe rrethana rënduese e bashkëpunimit”. Dy ditë më parë edhe Gjykata e Shkodrës shpalli fajtorë dhe dënoi me gjobë në masën e 90 mijë lekëve të reja, tre komisionerë të Partisë Socialiste në këtë qytet. Sipas vendimit të gjykatës, Pjetër Lazri, kryetar i komisionit të qendrës së votimit nr.342 dhe anëtarët Edmond Pjetraj dhe Aurel Hila, u hetuan dhe u gjykuan për akuzat “shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumentesh” dhe “braktisje të qendrës së votimit”.

PD-PS përplasen për kutinë e Ruzhdijes

Partia Demokratike rikonfirmon qëndrimin e saj kundër hapjes se kutive te votimit. Duke iu referuar rastit te Ruzhdies, kryetari i deputeteve demokratë, Astrit Patozi deklaroi se do te mbështesin çdo hap që gjykata apo prokuroria do te ndërmarrë ne hetimin e zgjedhjeve dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë Partia Demokratike, duke theksuar se simetria bipartizane në komisionet zgjedhore është kushti vendimtar për integritetin e procesit, ka mbështetur dhe mbështet organet gjyqësore dhe prokurorinë në nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive për Ruzhdien dhe për çdo rast tjetër, mbi bazë e fakteve dhe provave të paraqitura nga subjektet politike dhe administrata zgjedhore. Demokratet janë te bindur se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për te mosnumëruar 425 votat e gjetura ne kuti, u hoqi një mandat deputeti ne Fier. Sipas Patozit këto vota te kutisë se Ruzhdies përbenin 90% te atyre qe kishin votuar dhe vullneti i tyre nuk u llogarit për shkak te mungesës ne fletën e votimit te njërës prej dy vulave qe e kishin marre komisioineret socialiste. “E ftojmë zotin Rama, që ashtu siç e pranoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor për Ruzhdien, nëpërmjet të cilit përfitoi një mandat, të pranojë dhe respektojë edhe çdo vendim tjetër të tij”, - tha Patozi. Por socialistet që pas ditës se thyerjes se bojkotit vijojnë te kërkojnë edhe hapjen e kutisë se Ruzhdies, duke sfiduar demokratet qe pretendojnë te kenë aty një mandat me shume. “Qeveria e Ruzhdies ti lërë lojërat e fjalëve dhe të hapë para popullit kutinë e Ruzhdies ku ankohet se ka humbur mandatin. Nëse në atë kuti nuk del ajo që ne themi për shumë kuti të tjera atëherë ne tërhiqemi, por nëse nga Ruzhdia del dora që ka vjedhur zgjedhjet në 28 qershor atëherë ose do hapen Ruzhdiet e tjera ose apeli ynë për popullin do të jetë largimi i qeverisë së votave të vjedhura. Shqipëria nuk mund te behet, si Ruzhdia, por do të bëhet si Evropa”, - deklaroi deputeti i PS-së Fatmir Toçi.

Ky lajm është publikuar: 04/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›