E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda, 4 kandidatë në garë për postin e kryegjyqtarit

TIRANE - Tre gjyqtarë të Krimeve të Rënda dhe kreu aktual i kësaj gjykate, Sandër Simoni ndodhen në garë për postin e kreut të institucionit.

Burime nga Krimet e Rënda pohojnë se tre gjyqtarët Dritan Hallunaj, Marsela Balili dhe Etleva Deda kanë paraqitur dokumentacionin në KLD ndërsa do prezantojnë projektet e tyre para kolegëve. Simoni, i cili i përket brezit të parë të magjistratëve shqiptarë njihet si një nga drejtuesit më të suksesshëm të togave të zeza. Për shumë vjet me radhë ai ka kryesuar Gjykatën e Shkodrës. Në fillim të vitit 2004, Simoni u komandua kryetar i Krimeve të Rënda, derisa në maj të atij viti u emërua përfundimisht kryetar. Më datë 19 maj Simoni e përfundon mandatin e parë, ndërsa është pretendenti më favorit për të kryesuar këtë gjykatë edhe për një katërvjeçar. Kjo për faktin se ka CV më të pasur se kolegët e tjerë dhe është nga të paktit magjistratë në këtë institucion, ndërsa ka drejtuar me profesionalizëm gjykatën. Deri pak ditë më parë në këtë institucion ndodhej vetëm kandidatura e Simonit ndërsa KLD-ja u kërkoi edhe gjyqtarëve të tjerë të kandidonin.                 f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›