Shpërblim administratës dhe pensionistëve

Qeveria Berisha ka ruajtur traditën e dhënies së shpërblimit për festat e fundvitit për pensionistët dhe punonjësit e administratës publike. Kjo është diskutuar gjatë një takimi që kryeministri ka zhvilluar me ministrinë e Financave dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Në këtë takim, kryeministri Berisha kërkoi që, pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit të mund t'u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti.
Çdo vit qeveria ka dhënë një shpërblim prej 5 mijë lekësh për çdo pensionist dhe 10 mijë lekë për administratën publike.