Krimet e Rënda dënojnë katër persona për trafik ndërkombëtar armësh

Tiranë, 17 qershor NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur sot fajtorë katër të pandehurit, duke i dënuar me 29 vjet burg për veprën penale të trafik të armëve dhe municioneve.
Grupi i gjyqtarëve ndjekës që shqyrtuan çështjen, dënoi me 11 vjet burg të pandehurin Bashkim Dervina, me 10 vjet të pandehurin Bujar Doku dhe me 4 vjet secili, të pandehurit Fitim Palushi dhe Ardit Mane.
Katër të pandehurit ranë në pranga në sajë të operacionit të koduar Mini Blou, operacion i kryer në vazhdimësi të Cikol 2.
Gjatë momentit të arrestimit të pandehurve iu gjetën dhe sekuestruan 22 pistoleta, ku 20 prej tyre të tipit Mini Blou, kalibër 6,35 dhe 2 copë të tipit Bereta të kalibrit 9 mm.
Nga hetimet u vërtetua se kishin ardhur në vendin tonë nga Kosova nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinit dhe do të shiteshin në tregun vendas.
e.l/NOA