E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon të lahet në liqen, zhduket 20-vjeçari

MBYTJA/ Flamur Hasani ka ndërruar jetë pak pasi është futur për t'u larë, ndërsa trupi s'u gjet deri në orët e vona


FUSHË - KRUJË - Ka shkuar që t'i kalojë orët e vapës duke u larë në një liqen, por ka mbetur viktimë. 20-vjeçari Flamur Hasani ka ndërruar jetë, duke humbur në thellësi të liqenit dhe deri në orët e vona të mbrëmjes trupi i tij nuk është gjetur dot, pavarësisht intensitetit të kërkimeve.


Burime të policisë bëjnë të ditur se 20-vjeçari ka shkuar bashkë me të vëllanë mesditën e djeshme në liqenin e Zograqit, i cili i përket fshatit Kamberas. Flamuri është zhytyr në ujë, ndërsa i vëllai ka qenë më larg.


Teksa ka kaluar njëfarë kohe dhe është kuptuar se diçka kishte ndodhur, djaloshi ka nisur të kërkojë 20-vjeçarin duke u alarmuar. Ai është hedhur në ujë, por pa mundur që ta shohë. Pas tij janë hedhur edhe djem të tjerë, të cilët kanë qenë në afërsi. Të gjithë kanë kërkuar me ngulm që të gjenin trupin e të riut, por paqartësia e ujit për shkak të llumrave të liqenit e kanë vështirësuar gjetjen.


Kalimi i kohës e ka bërë edhe më të vështirë të gjithë situatën, ndërsa shpresat se 20-vjeçari mund të gjehej i gjallë janë shuar. Kështu, më pas ata kanë kërkuar ndihmën e policisë. Është shprehur ardhja e shpejtë e specialistëve të zhtyjes për të kërkuar në fundin e liqenit.


Por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur, pasi në policinë e Fushë-Krujës ka mbërritur njoftimi se polumbarët ndodheshin në një stërvitje të planifikuar prej kohësh në qytetin e Vlorës.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›