Trafik droge në Gjermani, hetimet e plota të akuzës
17/06/2009 Dosja dërgohet në gjykatë nga Prokuroria
TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar procesin hetimor ndaj shtetasit Abdulla Muka, i cili akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin gjerman Viktor Nidens ka trafikuar nga Maqedoni në drejtim të Shqipërisë dhe më pas në Gjermani një sasi lënde narkotike të llojit heroinë. Me kërkesën për ndihmë juridike me nr 1152 autoriteteve të shtetit gjerman, nga ana e Prokurorisë janë kërkuar të dhëna në lidhje me shtetasin gjerman Viktor Nidens, i cili është arrestuar nga autoritetet policore gjermane, pasi ka transportuar 1 kg heroinë nga territori shqiptar. Sipas përgjigjes së dërguar nga pala gjermane, shtetasi gjerman Viktor Nidens ka biseduar nga Gjermania në telefon me të pandehurin Abdulla Muka dhe kanë lënë të takohen në një pikë kufitare të shtetit shqiptar me qëllim blerjen e lëndës narkotike. Shtetasi gjerman pasi ka mbërritur në Shqipëri në 6 tetor 2008 është takuar me shtetasin të pandehurin Abdulla Muka. Të dy së bashku kanë kaluar kufirin shqiptar më 7 tetor 2008 për në Maqedoni dhe atje kanë marrë, te një shtetas maqedonas një sasi lënde narkotike e tipit heroinë në masën rreth 1 kg. Shtetasi gjerman pas marrjes së lëndës narkotike është nisur për të vajtur në Gjermani, ndërsa shtetasi shqiptar Abdulla Muka është kthyer në Shqipëri.