E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda, nis procesi ndaj Hasanajt

Nis procesi në ngarkim të të
pandehurit Afrim Hasanaj i
arrestuar nga Policia e Kukësit për
vrasjen në Shënmri të policëve,
Shkëlzen Dobrusha dhe Ramadan
Hila. Pas disa seancave të zvarritura
për shkak të mungesës së
avokatëve mbrojtës, Gjykata e Krimeve
të Rënda vendosi të pranojë
kërkesën e prokurorit për të vijuar
seancën me avokat të caktuar, derisa
të mbërrijë në gjykatë avokati
i kërkuar nga familjarët e 34-vjeçarit.
Gjykata vendosi të dëgjojë
për ngjarjen e rëndë që tronditi
opinionin publik 21 dëshmitarë,
të cilët kanë dhënë deklarimet
e tyre në polici për konfliktet e
mëparshme mes dy policëve të
qarkullimit rrugor dhe autorit të
ngjarjes. Ndërkaq Afrim Hasanaj
është shfaqur dje i heshtur gjatë
procesit. Sikurse edhe në seancat
e mëparshme ai ka parë nga salla
duke kërkuar me sy familjarët e
tij, të cilët më së shumti nuk vijnë
për shkak të largësisë, por edhe
të një hakmarrjeje të mundshme
nga ana e të afërmve të viktimave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›