Krimet e Rënda verifikojnë 50 persona për zhdukjen e Matës
11/06/2010 Asnjë gjurmë për vendndodhjen e 6-vjeçares, pyeten familjarët, policët e fshatarët
TIRANE- Mbi 50 persona janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila prej disa ditësh ka nisur hetimet për të zbardhur misterin e zhdukjes së 6-vjeçares Bleona Mata në fshatin Zapod të Kukësit. Familjarët, fshatarët e zonës madje deri tek efektivat e policisë që kanë gjurmuar zonën me qen me erë, kanë dhënë deklarime përpara prokurorit Anton Martini, i cili për dy ditë më radhë ka qëndruar në qytetin verior, duke kryer një sërë hetimesh lidhur me ngjarjen e rëndë. Nga procesi i marrjes në pyetje të këtyre personave, është krijuar një dinamikë e ngjarjes, e cila sipas hetuesve humb detajet në një shkëmb që ndodhet mbi fshatin Zapod të Kukësit. Aktualisht hetuesin nuk janë në gjendje të përcaktojnë se në ç’ rrethana ka humbur gjurmët 6-vjeçarja Bleona Mata, por tregojnë se për këtë janë aktivizuar tre policitë e shteteve Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Burimet thanë se forcat e policisë janë duke kontrolluar në të dyja anët e kufirit, por deri tani konkluzioni i operacionit ka qenë shumë i vakët, duke mos gjendur asnjë gjurmë të 6-vjeçares së zhdukur. Nisur nga kjo situatë, ekspertët kanë ngritur dyshime se vogëlushja mund të jetë rrëmbyer nga persona profesionistë, ose ajo mund të jetë ekzekutuar dhe më pas varrosur nga individë të paidentifikuar. Lidhur me këtë dyshim, Prokuroria ka rimarrë në pyetje për të disatën herë familjarët e vogëlushes së zhdukur, të cilët nga sa mësohet i kanë qëndruar besnik deklarimeve të para në polici. Ata kanë pohuar se nuk kanë konflikte me asnjë person dhe fis në zonën e Kukësit. I vetmi që ka ngritur dyshime se vajza 6-vjeçare mund të jetë zhdukur nga personat e fshatit, por që s’ka përmendur emrat konkretë, ka qenë babai i Bleona Matës. Përpara hetuesve, babai i vogëlushes ka pretenduar se e bija nuk mund të zhdukej aq shpejt dhe pa lenë gjurmë nga persona që nuk e njohin zonën. Ai ka insistuar se vajza e tij ishte në shoqërinë e hallës së saj dhe në një rrafsh kohor prej 10 minutash, Bleona Mata ka humbur çdo kontakt me anëtarët e tjerë të familjes. Në mbështetje të organit të akuzës janë vënë edhe agjentët e SHISH, të cilët janë duke mbledhur informacione operative me qëllim hedhjen ndritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Deri tani çështja vazhdon të jetë në mjegull, pasi Prokuroria nuk disponon asnjë provë, e cila do të inkriminonte ndonjë person që ka lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 21 maj në fshatin Zapod të Kukësit.