Krimet e gjakmarrjes te pakten 5 viktima ne vere

Gjakmarrja vret akoma ne Shqiperi. Mbi 18 persona ekzekutohen çdo vit ne vend, ndersa vrasesit ne shume raste kane shmangur edhe policine qe i kishte nen vezhgim, pasi ne një rast autori ishte i denuar dhe ne rastin tjeter ishte viktima.
Vetëm gjatë muajve të verës, në Shqipëri janë shënuar të paktën 5 vrasje që kanë patur motive hakmarrje apo gjakmarrjeje. Sipas informacioneve operative nga policia, dukuria e ardhjes së emigrantëve, edhe këtë vit ka sjellë një seri vrasjesh, të cilat kanë patur si premisë, çështje të vjetra të lëna hapur mes viktimave dhe vrasësve.
Dukuria tashmë disavjecare ka vënë në vështirësi edhe forcat e policisë, të cilat e kanë të pamundur të parandalojnë këto vrasje. Në dy raste, vrasjet kanë ndodhur në kryeqytet, madje edhe në qendër të tij, sic ishte ngjarja e ndodhur pak javë më parë në zonën e Bllokut apo vrasja në Selenicë të Vlorës.
Thuajse në çdo rast, vrasësit kanë shfrytëzuar natën për të realizuar qëllimin e tyre. Që nga fillimi i këtij viti, janë shënuar në total 15 vrasje për motive gjakmarrjeje e hakmarjeje. Sipas statistikave të organizatave jo qeveritare që monitorojnë natyrën e krimit në Shqipëri, rezulton se mesatarja e vrasjeve të kësaj natyre, është 18 krime në vit.
Shifrat kane ruajtuar nje konstante pothuajse vit pas viti, ndersa ne total qe prej 1990 ne vend jane shenuar rreth 3 mije te vdekur.
Denada Shkodrani