Atentat ne Vlore. Plagoset per hakmarrje 25- vjecari
Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur në orët e vona të së mërkurës, pas një atentati të kryer në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Klevis Gjahtari është qëlluar me pistoletë në trup, duke marrë plagë të konsiderueshme. Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë transportuar në spital 25- vjeçarin, i cili pas ndërhyrjes së mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, edhe pse dy plumba e kanë qëlluar në trup.
Sipas policisë, autorët e këtij krimi kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë uniformat blu të Vlorës bëjnë të ditur se shtetasit Klevis Gjahtari, i është bërë një tjetër atentat rreth 6 muaj më parë në banesën e tij, sërish duke e plagosur 25- vjeçarin.
Ndër pistat paraprake, policia rendit atë të tentativës së vrasjes për motive hakmarrjeje. Azhornuar së fundi ( e enjte , 18 gusht 2011 )