E Diel, 1 Nëntor 2026

Viruset vdekjeprurese- Kujdes nga insektet dhe shpendet

Banorët e zonave të lagunave duhet të jenë më të kujdesshëm sa i përket kontaktit me shpendët, pasi ato përhapin virusin e Nilit, por dhe ata të zonave të tjera të vendit të mos u afrohen insekteve, të cilat janë shkatare të etheve hemoragjike. Kjo porosi e ekspertëve të shëndetësisë bëhet në një kohë kur në vendin tonë një person ka humbur jetën nga ethet hemoragjike dhe 3 persona të tjerë rezultojnë të prekur. Në një kohë që dhe 2 të tjerë janë prekur nga virusi i Nilit dhe po trajtohen në pavionin e infektivit në QSUT.

“Ajo që është e veçantë këtë vit sa u taon etheve hemoragjike është gjeografia e tyre. Në qoftëse deri vjet kishim zonat endemike në veri dhe rastet shfaqeshin po në këto vënde, këtë vit kemi hasur dhe në jug siç është Gramshi apo Erseka, çka do të thotë që virusi i etheve hemoragjike është aktiv, qarkullon. Sindromi meningo-encefalitik i shkaktuar nga virusi i Nilit ka qenë më i rrallë. Kemi dy raste të konfirmuara dhe dy ose tre të dyshuara”- tha Pipero.

Sipas Piperos pushteti vendos këtë sezon veror nuk ka marrë masat e nevojshme dhe ka dizifektuar në pak zonat, të që konsideron si mbartësit më të mëdhenj të insekteve të demshme.

“Vitin e kaluar ka pasur më tepër angazhim. Këtë vit ka më pak angazhim dhe kjo na bën që edhe një herë të kujtojmë organet e pushtetit local që është detyrim i tyre ligjor që të identifikojnë sëbashku me organet josanitare zonat dhe të bëjnë dezinsektimin”- tha Pipero.

Nëse të dyja këto viruse neglizhohen ato çojnë drejt humbjes së jetës. Mjekët këshillojnë se për çdo simptomë si tempëraturë tejet e lartë disa ditore e shoqëruar me ethe apo dhe me hemoragji në disa organe të trupit qytetarët duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku infekionist për tu diagnostikuar dhe kuruar në kohë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›