Krimet e luftes, Haga: Millutinovic i pafajshem
Gjykata e Hages shpalli denimet ne procesin kunder ish-Presidentit serb, Millan Millutinovic dhe pese zyrtareve tjere te larte serb, te akuzuar per krime ne Kosove. Shpallja e denimeve solli edhe disa befasi. Trupi gjykues i Tribunalit te Hages, e shpalli te pafajshem ish-Presidentin e Serbise Millan Millutinovic, lidhur me akuzat per krime kunder shqiptareve te Kosoves. Kryetari i trupit gjykues, britaniku Ijan Bonomy, kumtoi se prokuroria ka paraqitur deshmi te mjaftueshme per krimet e bera ne Kosove, ku ka pasur krime lufte kunder shqiptareve, vrasje, deportime masive, perndjekje politike e fetare, dhunime, shkaterrime, plackitje dhe djegie te pasurive... Ka ekzistuar edhe "Aksioni i perbashket i krimeve", por prokuroria nuk ka paraqitur deshmite e duhura per fajesine e Millan Millutinovicit. Trupi gjykues shpalli te pafajshem Millutinovicin sipas te gjitha pese pikave te aktakuzes dhe urdheroi lirimin e tij te menjehershem. Bonomy dhe te tjeret ishin te mendimit se Millutinovici nuk ka urdheruar krime dhe nuk ka mundur t'i parandaloje krimet e bera ne Kosove. Sipas gjykatesve, ai nuk ishte nder njerezit e afert, te pergjegjesit kryesor per krime, ish-Presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i cili u gjet i vdekur me 11 mars te vitit 2006 ne qeline e tij, ne burgun e Hages.
Per dallim prej Millutinovicit, trupi gjykues ishte i bindur se ish-kryeministri jugosllav, Nikolla Shainovic, pas Milloshevicit ishte pergjegjesi kryesor per veprat e ushtrise, policise dhe forcave te tjera ne Kosove. Shainovici para luftes dhe gjate saj, ishte shef i Keshillit Koordinues te Ushtrise dhe Policise ne Kosove dhe kishte mundesine e dhenies se komandave. Ai ishte ne dijeni per te gjitha vendimet, qe merreshin per zhvillimet atje. Me kete shpjegim trupi gjykues e shpalli fajtor, sipas te gjitha pikave te akt-akuzes dhe e denoi me 22 vjet heqje lirie, deklaroi Bonomy. Me burgim ne kohezgjatje te njejte u denua edhe komandanti i Armates se Trete te Ushtrise Jugosllave, gjenerali Nebojsha Pavkovic dhe gjenerali i Policise, Sreten Llukic, te cilet u cilesuan si pergjegjesit kryesore per zhvillimet ne terren. Ata u cilesuan edhe si bashkepunetore te ngushte te Milloshevicit. Pergjegjes per krimet ne Kosove u shpallen edhe shefi i Ushtrise Jugosllave, gjenerali Dragolub Ojdanic dhe komandanti i Korpusit te Prishtines, gjenerali Vlladimir Llazarevic. Megjithate trupi gjykues ishte i bindur se Llazarevici dhe Ojdanici jane pergjegjes vetem per dy pikat e para, sepse kane ndihmuar dhe lejuar krimet. Per tri pikat e tjera te aktakuzes nuk kishte deshmi te mjaftueshme, prandaj u denuan me nga 15 vjet heqje lirie. Te gjithe te denuarve, si kohen e vuajtjes se denimit do t'u llogaritet edhe koha e kaluar ne paraburgim.
Bahri Cani