E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: PS, ne nje proces katharsisi

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ne nje interviste dhene per gazeten “Koha Jone”, ka analizuar tere zhvillimet politike ne vend, duke nenvizuar faktin opozita duhet te bashkohet per te arritur nje rezultat te admirueshem ne zgjedhjet e ardhshme. Per te, PS eshte ne nje proces katharsisi
Eshte folur ne lidhje me federaten e majte. PDS ku e sheh veten?
Partia Demokracia Sociale eshte parti e qendres se majte, shume e vendosur, shume e organizuar dhe me nje alternative moderne socialdemokrate. Madje, do te thosha nga me te mirat ne Shqiperi dhe nga me besnike te ideve socialdemokrate dhe te Internacionales Socialiste. Nuk mund te vihet asnjehere shenje barazimi midis koncepteve federative dhe koncepteve moderne evropiane socialdemokrate. Federata dhe konfederatat si koncepte jane shume te vjetra, jane te majta dhe te djathta, jane politike dhe ideologjike, jane ushtarake dhe kulturore. Pra, koncepti i federates eshte i larmishem dhe ai eshte perdorur dhe keqperdorur ne shume raste ne politike dhe ne gjeopolitike. Prandaj, ne u qendrojme besnik alternativave tona te shpallura ne menyre publike dhe do te jemi te majte.
Si e konsideroni opozitarizmin e partive te majta, ka koordinim mes tyre?
Opozitarizmin ka hedhur hapa te rendesishem perpara, per hir te se vertetes, ai ka qene me i drejtperdrejte, me efikas deri ne zgjedhjet per pushtetin vendor ne shkurt te ketij viti. Por, pas ketij muaji, ai u zbeh dhe aq me shume u be i tille pas zgjedhjes se Presidentit te Republikes, sepse dolen qendrime dhe veprime, te cilat nuk ndihmojne ne kohezionin e koalicionit opozitar. Nuk u realizua asnjera nga premtimet qe do te ndahej pushteti atje ku do te merrej bashkerisht. Keshtu qe, kur ndan fjalen nga vepra sigurisht qe edhe vlera e nje koalicioni bie, zbehet. Nderkohe qe humbja per shkak te vete opozites, te zgjedhjes se Presidentit, i ka hedhur pak uje te ftohte optimizmit per te pasur nje opozite kaq aktive, sic ishte muaji me pare.
Rama vijon turin e tij neper rrethe, mendoni se eshte dhe ne funksion te opozites nje zhvillim i tille?
Sigurisht, qe zoti Rama ka dale ne fushaten e tij ne emer te PS-se dhe mbeshtetur ne nje projekt socialist, per te cilin ne nuk jemi konsultuar dhe besoj se nuk ka nevoje qe te konsultohemi, pasi ai eshte kryetari i PS dhe perfaqeson PS-ne ne turin e vet. Une, nga ana ime, kam dale ne emer te PDS ne turin tim neper Shqiperi dhe do te vazhdoj deri me daten 30 dhjetor te jem neper Shqiperi, me konferenca, me aktive, me mbledhje te komiteteve drejtuese, ku shpalos alternativat e PDS-se. Sigurisht qe marredheniet me publikun dhe jehona, apo publiciteti i takimeve te zotit Rama, si kryetar i partise se madhe eshte me i madh sesa publiciteti qe u behet aktiviteteve te PDS dhe kryetarit te saj dhe kjo shpjegohet per shume faktore dhe arsye. Por, nuk shpjegohet kjo nga fakti qe ne jemi te varfer me ide, me koncepte, me alternativa. Por, gjithsesi, gjithsekush ben punen e vet, qe per fat te mire ka nje baze te perbashket, sepse edhe programi pak a shume eshte i perbashket dhe nuk ka rendesi nese ne kete faze e bejme vec e vec apo se bashku.
Si po qeveris Berisha, eshte efikas ne luften kunder korrupsionit?
Qeveria e zotit Berisha, qeveri me doren e forte te Kryeministrit, me vullnetin e tij te hekurt per te kontrolluar gjithcka dhe per te dale mbi te gjithe. Sa per korrupsionin, deri tani eshte nje beteje e humbur. Nese do te kete ndonje ndryshim cilesor tani e tutje do ta shohim, por te gezojme vitin e ri njehere dhe pastaj te shohim se cfare do te behet.
Mendoni se akuzat ndaj Bashes, mungesa e energjise, rritja e cmimeve, jane disa nga armet qe do te sjellin vota per opoziten?
Opozita ne cdo moment shfrytezon gabimet e qeverisjes, ky eshte misioni i saj dhe ky eshte nje postulat i njohur. Por, se sa do te reflektoje elektorati dhe si do te orientohet ai ne 2009 eshte akoma shpejt per te thene. Me e rendesishme sesa gabimet e qeverise apo te qeverisjes eshte pasqyrimi i qarte dhe bindes i alternatives se opozites, i platformes se saj ne rast se do te kete neser nje platforme te perbashket te opozites, sepse populli me shume te voton jo per gabimet e te tjereve, kjo ndodh, por ai te voton me shume nese ti i krijon bindje se do te qeverisesh neser me mire. Nese nje qeveri gabon, sic gaboi qeveria e zotit Nano, qe edhe humbi zgjedhjet dhe kalon te nje qeveri tjeter qe gabon po kaq, mos me shume ne qeverisjen e vendit, ky nuk eshte ngushellim per elektoratin shqiptar. Ne shpresojme qe kemi jo vetem keto alternativa, por kemi edhe kapacitetet e duhura, jo vetem politike, por edhe administrative dhe shume profesionale, per te bere nje qeverisje shume me te mire. Por, kjo do te varet shume se si do te vije momenti qe te menaxhohen forcat e opozites. Nese opoziten nuk do ta zere semundja e vjeter e kolltukofageve, qe ne momentin kur te vije ndarja dhe bashkepunimin zgjedhor, atehere do te jene gati te shqyejne njeri-tjetrin per zonat elektorale dhe per te prishur edhe koalicionet, ose per t’i tradhtuar koalicionet gjate fushatave zgjedhore. Probleme keto qe kane ndodhur edhe qe kemi eksperiencen e hidhur per zgjedhjet e pushtetit vendor.
Keni besim se Kryeprokurorja Ina Rama do ta hetoje realisht ministrin Basha per akuzat ne lidhje me abuzimin per rrugen Durres-Kukes?
Nuk e di, nuk e njoh, pres te shikoj jo rastin konkret sesa ne teresi performancen e Prokurores se re te Pergjithshme, mbetet per t’u pare e per t’u gjykuar.
Levizja brenda Partise Socialiste e drejtuar nga ish-lideri i kesaj partie, Fatos Nano, nuk eshte me aktive. Mendoni se kjo mund te quhet levizje e deshtuar?
Nuk mund te flas per punet e brendshme te partive te tjera. I ndjek padyshim me shume vemendje dhe reflektoj, por eshte shpejt per te folur, per shkak se Partia Socialiste eshte vete ne nje proces “katharsis”, qe si cdo proces i tille, ka rrugen e vet per te bere dhe ne momentin qe ky proces do te quhet i perfunduar, atehere do te shohim se cfare produkti do te dale. Ndaj, tani ne jemi te rreshtuar nga pikepamja institucionale me kryetarin legjitim te Partise Socialiste, zotin Rama, kjo na jep ne te drejten qe PS-ne ta konsiderojme ne teresine e vet nje aleate te Demokracise Sociale, per synimet strategjike qe kemi. Mbetet per t’u pare nese PS-ja tani e ne te ardhmen do te na konsideroje keshtu sic e konsiderojme ne, nje aleat dhe partner, apo do te beje diferencime ne trajtimin e aleateve te saj. Padyshim qe ne politike ujerat rrjedhin, shtreterit mbeten secili ne rrjedhen e vet, por, gjithsesi, vjen nje moment qe mund te hapen shtigje te reja dhe ato rrjedhjet e vogla bashkohen e behen te medha dhe pergjithesisht historia e levizjeve politike ka deshmuar qe konfiguracioni politik nuk eshte i zene nje here e pergjithmone, ai ndryshon, ujerat bashkohen, diku ndahen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›