Policia do hetoje nese ka denoncime
Policia e shtetit mund te nise hetime nese do te kete nje denoncim ne lidhje me akuzat e e ndersjellta qe jane bere dy ditet e fundit per fituesit e festivalit ne RTSH. Te pyetur nga gazeta, burime zyrtare kane bere te ditur se nuk ka gje konkrete ne lidhje me kete gje, por nese do te kete nje denoncim dhe do te kerkohet hetim, per afera korruptive per ndonje nga anetaret e jurise se festivalit. Dy ditet e fundit ka pasur shume akuza ndaj disa prej anetareve te jurise se festivalit, ne lidhje me zgjedhjen e kenges fituese te ketij viti qe do marre pjese dhe ne Eurosong, qe zhvillohet ne Beograd.
“Turp qe akuzohemi nga ata qe na zgjodhen”
Alban Skenderaj, pas akuzave te Zamira Kolecit, pohon se ky eshte nje “Turp”!. Kengetar qe ja behu ne skenen e muzikes shqiptare teper i suksesshem, u shfaq edhe ne jurine e Festivalit te 46-te Kenges ne RTSH. “I kryqezuar” nga drejtorja e festivalit, Zamira Koleci, duke i cilesuar “gangstere, te papergjegjshem dhe raciste” dy anetare, nje prej te cileve Alban Skenderaj, ai thote fjalen e tij. “Eshte nje turp qe akuzohemi ne kete forme nga drejtore qe na zgjodhen vet si anetare te kesaj jurie”.
E per te vijuar kete logjike, Skenderaj shprehet se, “kur te ftojne ne nje juri, minimumi eshte qe te respektohet mendimi, sidomos pasi te kane thene se mendimi do te jete i lire”. Dhe ajo cka, sipas kengetarit, nuk u pranua dot nga organizatoret e festivalit ishte diversiteti i mendimit. Ndersa nje tjeter anetar i jurise, kompozitori Gjergj Leka, preferon te pohoje vetem se, “nuk jam aspak dakord qe keta dy persona te shihen si “tradhtare”. Madje, kurrsesi per nje kenge, s’duhet te hyjme ne politike dhe te kalojme ne sherre”. Duke pohuar se eshte tjeter gje, habia per ata cka ndodhi, por keto s’duhet aspak te shfrytezohen per interesa te tyre.
Por, ajo qe duket se eshte cudia me e madhe per Skenderajn, dhe qe e pohon qarte, eshte se, “s’duhet te guxojne te ofendojne ne kete menyre, e ca me pak te hidhet kaq shume balte mbi festivalin prej vet atyre qe e organizojne ate”. Pasi, pos kengetareve qe kane shfaqur pakenaqesite e tyre, sic ndodh rendom, kete here kane qene vete organizatoret qe hodhen akuza mbi festivalin e tyre. Strumbullari i gjithe kesaj eshte kenga e kompozitorit Edmond Zhulali, “Jeta kerkon dashuri”, e cila u pozicionua ne vendin e dyte. Skenderaj preferon te shprehet se, “nuk eshte aspak mire qe eshte pikerisht drejtori artistik i festivalit, te dale me akuza pse kenga e tij nuk u shpall fituese, pasi eshte nje konflikt i hapur interesi”. Por ka edhe nje detaj i cili deri me tani nuk eshte lakuar aspak, faktin se ne listen e pare te kengeve qe uju dha OK per pjesemarrje ne festival, asgjekundi nuk figuron emri i Edmond Zhulalit dhe kenges se tij si pjese e gares se madhe.
Duke rrefyer me pas se, pavaresisht akuzave, ai s’ka ndermend te pergjigjet me te njejten gjuhe. Thjesht do te vijoje punen dhe projektet e tij, jashte apo ne Shqiperi per te dhene sadopak kontribut ne muziken shqiptare.