Protestat ne Egjipt 7 te vrare dhe 261 te plagosur

Protestat kundër Morsit në Egjipt vijojnë të jenë të përgjakshme. Mediat raportojnë se, nga protestat e ditës se marte janë shënuar të paktën shtatë viktima, ndërsa 261 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se protestuesit janë përleshur me forcat e sigurisë, por përleshje ka pasur edhe mes personave pro dhe kundër Morsit.
Raportohet gjithashtu se, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.