Krimi i organizuar mund të blejë kompanitë në krizë
Nga analiza vlerësohet se gjatë periudhës së krizës financiare, por edhe më tej, qëllimi i grupeve të krimit të organizuar mund të jetë vendosja e kontrollit mbi aksionet e kompanive në krizë, ose pronësia mbi to. “Turizmi, biznesi i hotelerisë, pronat e patundshme dhe operacionet me to, ndërtimi dhe prodhimi i materialeve të ndërtimit, përpunimi dhe shfrytëzimi i teknologjive energjetike alternative, mund të jenë më të rrezikuarat”, ka vënë në dukje SHISH. Më tej vlerësohet se potencialet ekonomike shfrytëzohen në funksion të fuqizimit disa planesh me ambicie ndikimin në favor të politikave përkatëse. Më tej shpjegohet se rritja e aksesit politik dhe ekonomik konsiderohet si një ndër elementet prioritare në realizimin e pretendimeve në momentin oportun, për dominim në dëm të interesave tona kombëtare.
#