E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në Kosovë nuk është shumë premtuese

çavushoglu:

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Mevlut çavushoglu, thotë se sfidat më të mëdha për vendet e Ballkanit janë mungesa e dialogut dhe mirëbesimit. Por sipas tij, ka edhe shumë çështje që duhen zgjidhur, si ato që kanë të bëjnë me çështjen e të zhdukurve, personave të zhvendosur etj. Duke vlerësuar situatën në Kosovë, çavushoglu ka thënë për shtypin serb se ajo "nuk është shumë premtuese". "Njerëzit janë të varfër, por bëhet fjalë edhe për çështjen e refugjatëve, të të zhdukurve, aktiviteteve ilegale, siç është trafikimi me njerëz dhe me organe... Prandaj rezoluta jonë rekomandon dialog midis Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe politikanëve të Kosovës, natyrisht duke respektuar Serbinë", është shprehur çavushoglu për gazetën "Veçernje novosti". Në vërejtjen se mos kjo është mënyra që përmes një dere të vogël të sillen parlamentarët e Kosovës në Këshillin e Europës, çavushoglu tha se për këtë çështje nuk ka konsensus në Asamblenë Parlamentare të KE-së, për faktin se të gjitha vendet nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. "çështja e Kosovës, me të vërtetë është delikate, por ne po ndjekim situatën. Kështu, këtu në tetor, do të zhvillohet debati për edhe një raport, për trafikimin me organe njerëzore", bëri të ditur çavushoglu. I pyetur nëse ka marrë nga Prishtina ndonjë kërkesë për anëtarësim, ai u përgjigj negativisht.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›