Krimi kontrollon rrugët më keq se në 97-ën/ Maskat plagosin pesë persona gjatë një grabitje
Një ditë më parë një familje nga Ulqini i Malit të Zi, denoncoi një rast të rëndë grabitje.
Ata ishin grabitur në Rrugën e Kombit. Policia as kishte lëvizur gishtin ndaj denoncimit.
Një ditë më pas, një tjetër ngjarje e rëndë shënohet në Pukë.
Një tentativë grabitje me armë në rrugë ka shkaktuar pesë të plagosur rëndë, mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në Qafë Qelë të Pukës në orët e para të mëngjesit.
Tre grabitës me maska i kanë dalë përpara makinës ku udhëtonin Astrit dhe Valbona Kopani, Mirjeta dhe Zamir Xhaferraj si dhe dy fëmijët e tyre.
Mendohet se drejtuesi i mjetit, Astrit Kopani nuk u ka ndaluar grabitësve, të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona në makinë, mes tyre edhe një vajzë 5 vjeç./ep