E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redford mbeshtet Obamen

Redford ndodhet në Venezia për të marrë pjesë në festivalin e filmit, por pavarësisht kësaj ai nuk harron të marrë një pozicion për sa i përket asaj që sot është temë dite, dhe jo vetëm në Shetet e Bashkuara të Amerikës. ‘Vendi im po përjeton një situatë të vështirë dhe kjo më trishton. Fushata elektorale sipas mendimit tim është një garë mes dy pozicioneve. Obama nga njëra anë që beson se ndryshimi është i paevitueshëm dhe duhet qeverisur, dhe republikanët nga ana tjetër që duan që asgjë të mos ndryshojë. Robert ka vazhduar më tej duke komentuar konventën e republikanëve, që sipas tij ishte plot me gënjeshtra dhe se përfaqësonte vetëm 1 për qind të amerikanëve. I pyetur për daljen në skenë të kolegut të tij, aktorit dhe regjisorit Klint Istud, Redford ka qenë më i prerë. “Unë nuk bëj komente për sjelljen e kolegëve të mi, nuk mund ta bëj këtë, por gjithsesi mund të pyesni karrigen bosh, ka thënë ai, duke iu referuar dialogut të Istud në konventën e republikanëve me një karrige bosh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›