Shifrat e papunesise ne SHBA prishin festen e Obames
Efekti i konventës është vënë re, Barak Obama është para Mit Romnit për sa i përket shifrave të sondazheve më të fundit, por janë të dhënat për nivelin e papunësisë ato, që kanë prishur festën e presidentit Obama. Për muajin korrik është regjistruar një nivel papunësie 8,1%. Një rënie e lehtë, por analistët prisnin pak më shumë dhe kanë rikujtuar se asnjë president amerikan nuk është rizgjedhur me një nivel papunësie që e tejkalon pragune 8 për qindëshit. Analistët thonë se do të duheshin minimalisht 110 mijë vende të reja punë për të stabilizuar sadopak nivelin e papunësisë në vend. “E dimë që nuk është e mjaftueshme, ka thënë presidenti demokrat. Duhet të krijojmë më shumë vende të reja punë dhe më shpejt. Duhet të mbushim gropën e lënë hapur nga recesioni më shpejt. Duhet të dalim nga kriza më të fortë sa ishim kur hymë. Janë krijuar 96 mijë vende të reja pune, por meqënëse shumë nuk janë regjistruar në zyrat e punësimit, në të vërtetë do të nevojiteshin plot 110 mijë vende pune. Duke parë dhe të dhënat më të fundit të publikuara, republikanët janë hedhur menjëherë në sulm. Kandidati për shtëpinë e bardhë Mit Romni ka premtuar krijimin e 12 milionë vendeve të reja pune. “Presidenti Obama nuk ka bërë asgjë të re në tre vitet e fundit, katër vjet për të bindur amerikanët se e di se cfarë po bën dhe se po mendon se si të forcojë më shumë ekonominë e vendit”, ka theksuar Romni. Por votuesit amerikanë do të kenë kohë të reflektojnë Deri në zgjedhjet e 6 nëntorit, pasi në 3 tetor do të jetë debati i parë mes dy kandidatëve për presidentë në Denver Kolorado.