Krimi në familje, djali tenton të vrasë babain
Krimet në familje janë bërë të përditshme këtë javën e fundit.
Në Durrës, një 18-vjeçar ka tentuar të vrasë babanë e vet, duke e qëlluar atë më thikë.
Nga sulmi me thikë, bababi I 18-vjeçarit, Shpëtim Veçani, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Durrësit.
Policia ka kryer arrestimin e 18-vjeçarit, ndërsa nga hetimet e para, mendohet se ky i fundit e ka qëlluar me thikë të atin, për shkak se ai ushtronte dhunë ndaj së jëmës.
Gjatë kësaj jave kanë ndodhur një sërë krimesh radhazi në familje, të cilat kanë shkaktuar te vdekur dhe të plagosur.