E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, shkëmbim plumbash mes vëllezërve

Duket se krimet brenda familjes janë bërë të zakonshme këto ditët e fundit, pas rasteve të ndodhur në Rrëshen dhe Elbasan.

Këtë radhë, një krim i tillë ka ndodhur në Fier, teksa dy vëllezër kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, teksa vëllezërit me mbiemrin Sula janë përleshur fillimisht fizikisht dhe më pas kanë përdorur edhe pistoletat.

Të dy vëllezërit kanë mbetur të plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit dhe tashmë janë shtruat në spitalin e Fierit.

Ende nuk dihen motivet që i kanë çuar vëllezërit drejt përdorimit të armëve, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›