FOTO LAJM- FBI apo Policia e Gjirokastrës?
Kjo është një foto e punonjësve të policisë së Gjirokastrës, para se të niseshin në një operacion për shkatërrimin e tre parcelave me marijuanë në Lazarat.
Duket si një foto filmash në fakt, duke parë që një prej punonjësve të policisë, mban të veshur një bluzë të FBI-së, dhe më konkretisht të Departamentit të Nju Jorkut.
Por jo, janë punonjës të policisë së Gjirokastrës, që për fat të keq, nuk kanë një uniformë të unifikuar, ashtu siç ndodh me të gjitha policitë e botës.
Ata mundën që të asgjesonin 1685 rrënjë kanabis dhe si zakonisht, kultiviuesit e drogës nuk u arritën që të kapeshin.
