E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat në Laprak, plagoset rëndë një person

Goditje me armë zjarri kanë ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet, ku një person i seksit mashkull ka ngelur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Nga të dhënat paraprake thuhet se ngjarja ka ndodhur në ish-kombinatin Josif Pashko, por nuk saktësohen ende rrethanat e ngjarjes.

Sakaq uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e të plagosurit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›