E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një 18-vjeçar plagos me thikë oficerin e policisë

18/08/2011  Ngjarja pas konfliktit banal

DELVINË- Një oficer i policisë është plagosur dje nga një sulm me thikë. Burimet nga policia lokale thonë se autori i ngjarjes është një 18-vjeçar nga Delvina. Burimet zyrtare të policisë kanë thënë se ngjarja ndodhi pas një konflikti mes punonjësit të policisë Harun Halo dhe 18-vjeçarit Xhulian Kotolloshi. Pas sherrit, adoleshenti qëlloi policin me thikë dhe tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes. Kolegët kanë dërguar në spital policin 40-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›