E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahu prindërit, 30-vjeçari tenton të hidhet nga ballkoni

18/08/2011  TIRANË- Një 30-vjeçar që kishte rrahur të dy prindërit tentoi të vriste veten mbrëmjen e djeshme, kur doli në ballkon dhe kërcënonte se do të hidhej prej aty. Nga burime të policisë mësohet se Elton Elezi, 30 vjeç, banues në Kombinat, duket se nuk e kapërdinte dot faktin që kishte ushtruar dhunë ndaj dy prindërve të tij dhe kështu donte t’i jepte fund jetës, duke u vetëflijuar. Policia e mbështetur edhe nga RENEA shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes për ta bindur 30-vjeçarin që të zbriste që aty dhe t’i jepte fund kësaj historie. Mësohet se Elezi shfaqte shenja pendese, teksa kërcënonte me hedhje nga ballkoni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›