Kriminaliteti në muajin shkurt, Policia e Shtetit: Në 94 operacione prangosëm 520 persona
94 operacione policore u realizuan nga Policia e Shtetit gjatë muajit shkurt, ndërsa 520 persona u prangosën për vepra të ndryshme penale. Të dielën uniformat blu bënë bilancin e aktivitetit të 28 ditëve të muajit të shkuar, ku ra në sy fakti, se janë rritur veprat penale të kryera në fusha të ndryshme, por edhe numri i personave që janë arrestuar për paligjshmëri të ndryshme.
Gjatë muajit shkurt u bë e mundur “kapja e 12 shtetasve në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në vendet e BE-së, në Dubai dhe në Shqipëri”, njofton policia.
Ka vijuar operacioni i koduar “Fijet”, ku sipas policisë janë hequr “40 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe. 15 shtetas u vunë në hetim, për cenim të privatësisë. Që nga nisja e operacionit deri tani, janë çmontuar 548 kamera dhe janë vënë në hetim 116 shtetas”.
Vetëm gjatë muajit shkurt janë evidentuar dhe goditur 123 raste të krimeve ekonomike dhe financiare.
“Janë goditur 15 raste të kontrabandës së naftës, ilaçeve, cigareve, kafes, lëndëve piroteknike e mallrave të tjera. Gjatë operacionit “Embargo”, u sekuestrua një anije çisternë me të cilën u tentua të futeshin kontrabandë 22 500 tonë naftë, në Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit. Gjithashtu, gjatë 2 operaciove dhe rasteve të tjera të goditura, janë sekuestruar medikamente mjekësore, celularë, lëndë pesticide, kafe dhe mallra të tjera të kontrabanduara. Gjatë operacioni policor i koduar “Resort 2012”, i cili është finalizuar me sekuestrimin e pasurive që arrijnë vlerën 3 milionë euro, në emër të një shtetasi të dënuar për trafikim droge. Gjithashtu, Policia e Shtetit ka sekuestruar 2 apartamente dhe 1 automjet, në pronësi të një shtetasi të akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal”, thuhet në njoftim.
Janë parandalluar 8 raste që mudn të përshkallëzonin në krim, konkretisht sipas policisë “në Elbasan u sekuestruan 4 armë zjarri, 2 bidona me lëndë djegëse dhe 1 automjet i vjedhur, ndërsa në Vlorë u sekuestruan 3 mina me telekomandë. Janë zbardhur 3 ngjarje kriminale të ndodhura në Tiranë, Librazhd dhe Maliq dhe 1 aksident i ndodhur në Durrës. 3 autorë të dyshuar janë vënë në pranga, 1 tjetër është shpallur në kërkim”.
Në 14 operacione dhe 68 raste për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, kanë vënë në sekuestro: 276 kg lëndë plasëse, 33 armë zjarri, 6 armë gjahu, 30 kallëpe me lëndë plasëse, 4 mina të montuara me C4, 8 granata, 2 ndezës granatash, 290 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.
Sa i përket kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 17 operacione dhe u goditën 196 raste, si rezultat i të cilave u sekuestruan rreth 27 kg kanabis, 2.2 kg kokainë, 4 kg heroinë, fara kanabisi dhe shumat 186 700 euro, 400 dollarë dhe rreth 1 milionë e gjysmë lekë të rinj, të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike në doza.
Janë goditur 3 raste të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura në Vlorë, në Fier dhe Selenicë. Në pranga përfunduan 9 persona, nga të cilët 6 punonjës të OSHEE-së, si dhe në sekuestrimin e 715 bimëve narkotike, qindra llambave elektrike, gjeneratorëve dhe aksesorëve të tjerë që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
U goditën 49 rasteve të krimeve mjedisore, në zonat e mbrojtura, që çuan në pranga 9 persona dhe nën hetim 45 të tjerë.
“14 operacione për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, janë pezulluar 2279 patenta për shkelje të ndryshme, janë vënë në pranga 406 shtetas që drejtonin automjetin, nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, dhe 7 të tjerë që e drejtonin atë, nën efektin e lëndëve narkotike si dhe janë zbuluar 36 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit”, njofton policia.
Gjatë muajit shkurt policiaq ka “sekuestruar rreth 237 000 euro, 21 790 paund dhe 10 000 franga, të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar.”
/rtsh.al/