E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Durrës, automjeti godet një fëmijë 7 vjeç, shoqërohet në polici shoferi

Policia e Durrësit bëri të ditur se të dielën në mbrëmje, rreth orës 18:40, në një nga lagjet e qytetit, ka ndodhur një aksident, ku automjeti me drejtues shtetasin I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmij rreth 7 vjeçe, këmbësore.

Fëmija i aksidentuar ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nisur nga ky aksident, drejtuesi i automjetit shtetasi I.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Policia bëri të ditur se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›