E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vidhte pasqyrat e makinave, arrestohet i riu në Elbasan

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vjedhjen e pasqyrave të mjeteve, të cilat i shiste më pas.

Gjatë operacionit të koduar “Pasqyrat”, u vu në pranga 29-vjeçari nga Elbasani, i cili ka qenë i dënuar më parë po për vjedhje.

Nga hetimet policia bën të ditur se “29-vjeçari E.B rezultoi se kishte vjedhur pasqyrat e 2 automjeteve të parkuara, në lagjen “Kala”.”

Gjatë kontrollit në banesën e të riut u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›