E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishti Lindi! Ceremoni edhe ne Kishen Ortodokse

Besimtaret ortodokse kane marre pjese ne ceremonine e Lindjes se Krishtit ne oret e para te mengjesit te sotem ne Kishen Ortodokse Autoqefale.

Ky moment konsiderohet mjaft i rendesishem per besimtaret ortodokse pasi tashme lindi nje femije Zot per t’i shpetuar ata. Mesha tradicionale e kremtimit te lindjes se Krishtit eshte mbajtur nga kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe te gjithe Shqiperise, Anastasi  ne gjuhen greke. Ne fund te meshes Janullatos ka uruar te gjithe besimtaret ne gjuhen shqipe

"Le ta festojme ardhjen e shpetimtarit me nje rezistence cilesore ndaj mentalitetit sundues dhe zemerngurtesise. Fjala e Perendise te na mbushe me fuqi dhe optimizem", tha kryepeshkopi, Janullatos.

Besimtaret ortodokse kane uruar njeri tjetrin ne kete feste Krishtlindjes per me shume paqe, miresi ndermjet tyre

Ndryshe nga besimtaret katolike qe lindjen e Krishtit e kremtojne ne mesnaten e dates 24, besimtaret ortodokse e kremtojne ate ne mengjes ndonese eshte e njejta feste.

Festa vijon gjate gjithe dites se sotme me dreken tradicionale ne familjet ortodokse.

 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›