Kakavijë,fluks emigrantësh për festa

Pika e kalimit kufitar Kakavijë ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit ka numrin më të lartë të emigrantëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre me rastin e festave të fund vitit. Burime nga kjo pikë doganore bëjnë të ditur se vetëm në harkun e 24 orëve të fundit në tokën shqiptare kanë hyrë mbi 15000 shtetas dhe 4000 automjete. Fluksi më i madh i emigrantëve është shënuar gjatë orëve të mëngjesit të djeshem ku rradha në tokën greke të automjeteve arinte deri në tre kilometra kjo edhe për shkak të kalimit të linjave të autobuzëve Greqi- Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye menjëherë përfaqësues të doganës kane zhvilluar një sërë takimesh me homologët e tyre grekë çka ka sjellë edhe ritjen e numrit të sporteleve nga kjo dogane nga 2 në 6-të. Numri i emigrantëve që kthehen në Shqipëri pritet të rritet në ditët në vijim ndërkohë që problematika më e madhe gjithmonë qëndron te kthimi i tyre për në Greqi ku shpresojmë që këtë herë të mos hasin pengesa nga ana e palës greke.