E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kthimi i trupave nga Iraku, ditë historike, i kryen detyrat përkrah trupave amerikane”

Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha përshëndet përfundimin e misionit ushtarak të Shqipërisë në Irak

TIRANE - Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha vlerësoi dje në seancë plenare përfundimin me sukses të plotë të misionit të trupave tona ushtarake në Irak, në dobi të paqes dhe lirisë së këtij vendi.
Shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se forcat shqiptare kanë qëndruar krah për krah me forcat ndërkombëtare në krye të detyrës sensitive për ruajtjen e paqes në Irak. Gjithashtu Basha shtoi se për forcat tona kjo ishte jo vetëm detyrë ushtarake por u angazhuan në detyrën e riparimit të një fabrike sociale të rrezikuar nga terrorizmi të ekspozuara nga klanet islamike.
“Forcat tona, në lartësinë e tyre, kryen misionin për Shqipërinë. Kjo është një ditë historike, historike është përfundimi i misionit të tyre në Irakun e pas luftës pas rrëzimit të një prej diktatorëve më të egër të rajonit dhe botës.
Forcat tona u zotuan krah për krah forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera liridashëse.
Kryen një sërë detyrash sensitive në shërbim të qetësimit të situatës dhe sjelljes dhe të ruajtjes së paqes për kombin irakian të trazuar prej shumë vjetësh.    
Sot para syve tanë kemi një Irak të ri të bashkuar dhe të marrë përsipër detyra për zhvillimin e vendit”, u shpreh Ministri Basha në fjalën e tij përshëndetëse me rastin e kthimit të trupave shqiptare nga misioni paqeruajtës në Irak.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›