Krishtlindja, mijëra besimtarë kremtuan festën
TIRANE-Mijëra besimtarë në vendin tonë festojnë sot Krishlindjen, festën më të madhe dhe më të rëndesishme të krishterimit. Meshat kane filluar që dje në mesnatë në mjaft qytete të vendit ku besimtaret katolikë i janë bashkuar festës së madhe, kremtimit të lindjes së Ktrishtit.
Ceremonia kryesore është zhvilluar ne Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku kanë qënë të pranishëm krahas qytetarëve të shumtë dhe politikanë.
Imzot Rrok Mirdita drejtoi meshën duke u uruar besimtarëve shuëm dashuri dhe paqe. Mesha nisi me këndimin e liturgjive, pjesë nga Bibla.
Imzot Rrok MIrdita theksoi se “në Botë mungon paqja, por udha e paqes është udha e dashurisë. Në marrdhëniet me të tjetërt gjejmë veten”, u tha Imzot Rrok Mirdita, besimtarëve.
Si lindi festa e të Krishterëve
Krishtlindja (edhe "Kërshëndellat" apo shkurt "Kshnellat" ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij.
Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.
Festes i bashkohet dhe agjencia e lajmeve ne internet, BalkanWeb. Uron gjithe besimtarët e krishterë, Gëzuar Krishtlindjet!
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Presidenti Topi uron besimtarëte krishterë