E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri Berisha ndan dhurata per festat

Fondacioni "Femijet shqiptare", ka qene per nje vizite ne komunen e Lapardhase ne Berat si dhe ne spitalin e Kucoves. Fillimisht, presidentja e ketij fonadcioni zonja Liri Berisha eshte ndalur ne shkollen e mesme "Koco Brisku", ku ne bashkëpunim me autoritetet e komunes Otllak, ka dhuruar rreth 550 libra dhe nje sasi ndihmash per femijet e verber, femijet e policeve te vrare dhe per ata jetime. Me pas vizita eshte zhvendosur ne spitalin e Kucoves ku zonja Berisha, i ka dhuruar ketij institucioni nje sasi ndihmash, ne medikamente dhe mjete te tjera te nevojshme.

"unë e di që ju punoni në kushte jo të plotësuara, nuk i keni të gjitha, dhe arsyeja që unë sot jam këtu është të zbuse sadopak ato mungesa që spitali, dhe ju keni. E bindur që nuk ua plotësoj, sigurisht është shumë e vogël ajo që unë sjell sot për spitalin, e bindur që nuk plotëson të gjithë nevojat e personeli dhe as të të sëmurëve, por gradualisht unë mendoj se do të ngrihemi aty ku duhet", tha Liri Berisha, presidente e fondacionit "Femijet shqiptare".

Fundviti per fondacionin "Femijet shqiptare" ka qene teper i ngjeshur me aktivitete. Mengjesin e se premtes, perfaqesuesit e tij kane qene ne bashkine Kamez, per te dorëzuar dhurata per 22 femije jetime, dhe per femijet me aftesi te kufizuar. Vetem disa dite me pare fondacioni "Femijet shqiptare" ne bashkëpunim me AMC kane shperndare dhurata, per femijet me probleme shendetsore.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›