E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindje të bardha, gjithmonë e më të rralla

BERLIN- Krishtlindjet në zonat e hemisferës veriore të botës do të jenë gjithnjë e më pak të bardha, deri sa të bëhen një përjashtim, duke filluar që nga gjysma e dytë e këtij shekulli. Përfundimi vjen pas një studimi të bërë nga Instituti mbi impaktete klimatike në Potsdam të Gjermanisë, që parashikon se temperaturat mesatare do të vazhdojnë të rriten, me një kulm që mendohet të arrihet në vitin 2100.

“Mundësia për të rënë dëborë në kohën e Krishtlindjeve është që tani shumë më e pakët nëse do ta krahasojmë me 50 vite më parë”- ka konfirmuar një kërkues i institutit, i quajtur Friedrich Wilhelm Gerstengarber.

Edhe nëse këtë vit do të ketë dëborë për Krishtlindje, në shumë zona të globit, nga Azia në Evropë deri në Amrikën e Veriut, kërkuesit kanë vrojtuar mundësinë e një rritje të temperaturave në 0.7 gradë celcius me një tendencë që nuk nuk lë vend për shumë përmirësime.

Në qytete si Londra, Parisi, Berlini, bora gjatë fundvitit me rastin e festave është mjaft e rrallë dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë një dukuri e izoluar. Madje edhe në Oslo, në këto ditë nuk ka dëborë dhe termometri ka regjistruar temperatura shumë më të larta krahasuar me periudhat dimërore të shkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›