E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen fajtorë dibranët, sulmuan bazën ushtarake

Juria pesë anëtarëshe e Gjykatës federale amerikane ka shpallur fajtorë dibranët dhe dy shtetas të huaj arab për sulmin në bazën ushtarake Fort Dix të Nju Xhersit.

Të akuzuarit janë Dritan Duka 28 vjeç, Shain Duka 26 vjeç, Elvir Duka 23 vjeç, që të tre shqiptarë emingrantë nga Dibra e Madhe dhe i akuzuari me origjinë turke Serdar Tatar, 23 vjeç dhe një jordanez Mohamad Ibrahim Shneuer, 22 vjeç. Ata akuzohen në bazë të akuzës se"kanë pasur si qëllim të kryejnë sulm në bazën ushtarake Fort Dix", ndërsa vendimi është sjellur nga juria gjyqësore e përbërë për 11 gjykatësve.

Gjatë procesit të hetimeve janë marrë në pyetje 50 dëshmitarë, ndër të cilët më vendimtare ishin dëshmitë e dy emigrantëve shqiptarë Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli.

Akuza me 26 faqe është e mbështetur nga një akt akuzë e lexuar që në ditën e parë të arrestimit të tyre një vit më parë. Në rastin e të pandehurve për sulmin kundër Fort Dix, shpallja e tyre fajtorë mund edhe t'i çojë të akuzuarit deri në burgim të përjetshëm.

Avokati i kësaj çështje e hedh përsëri poshtë akuzën; duke thënë se klientët tij nuk kanë pasë në asnjë mënyrë si "qëllim ndonjë komplot kundra bazës ushtarake në Fort Dix, për të cilën akuzohen, po t'u referohemi provave.

“Kemi të bëjmë vetëm me lojëra fjalësh mes klientëve të mi dhe dëshimtarëve”, theksoi një nga avokatët mbrojtës.

Njëri prej deshimtarëve Besnik Bakalli konsiderohet si informator i FBI-së, i cili ka arritur të regjistrojë një bisedë disa orëshe me vëllezërit Duka, ku është biseduar për xhihadin, për armatime dhe luftën myslimane në botë kundër SHBA-ve.Këto regjistrime kanë qenë argumente të forta për palën e akuzës për të fajësuar vëllezërit Duka nga Dibra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›