E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, bllokohen akse rrugore në vend

Moti i keq ka bllokuar akse të ndryshme rrugore të Shqipërisë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në aksin rrugor Qafë Thanë-Xibrakë ka pasur shembje gurësh dhe si pasojë bllokim rruge në Pishkak dhe Hotolisht. Po kështu bllokim rruge është konstatuar edhe në rrugën Dragostunjë e Murrash të Librazhdit. Ndërkohë reshjet e shiut kanë sjellë probleme të shumta dhe vonesa në qarkullim. Sipas uniformave blu forca të shumta policore po punojnë për zhbllokimin e qarkullimit rrugor në akset e bllokuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›