Krishtlindjet - shqiptarët ndajnë mesazhe paqeje dhe tolerance

Bota e krishterë kremtoi dje me madhështi dhe gëzim festën e Krishtlindjes, përmes urimeve, duke bërë thirrje për paqe dhe begati. Festa e Krishtlindjes u festua madhërishëm dhe në Shqipëri, ku në të gjithë vendin u organizuan mesha të posaçme për nder të lindjes së Krishtit, shpëtimtarit të njerëzimit. Urime për këtë festë të shënuar përcollën dhe krerët më të lartë të qeverisë dhe shtetit. Kryeministri i vendit Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi, përcollën dje urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë, e njëherazi duke bërë thirrje për më shumë sakrifica dhe dinjitet mbarë kombëtarë. Në këtë ditë festive dhe të shënuar krerët e shtetit theksuan mesazhin e qartë për të gjithë shqiptarët se rruga e Shqipërisë është drejt Bashkimit Evropian, siç theksoi kryeministri Berisha, krishtlindjet e vitit 2010 do t’i gjejnë shqiptarët më të integruar, pasi Komisioni Evropian do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave brenda pranverës të vitit të ardhshëm. Festa e Krishtlindjes, Meshë edhe në katedralet e Shkodrës dhe të Korçës/Në Shkodër, një nga qendrat e rëndësishme të katolicizmit shqiptar është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në kishën katedrale të Shën Pjetrit.Besimtarët janë mbledhur në këtë katedrale në ceremonitë tradicionale dhe meshën e mbajtur nga arkipeshkvi metropolitan në Shkodër, Anxhelo Masafra. Kleriku i njohur i ka bërë thirrje besimtarëve për mirëkuptim, bashkëpunim, paqe dhe besim te zoti dhe te shpëtimtari Jezu Krisht. Edhe besimtarët ortodoksë në Korçë kanë festuar Krishtlindjet duke ndjekur ceremoninë fetare në kishën e katedrales “Ngjallja e Krishtit”.Liturgjia dhe mesha e kësaj dite të shenjtë të lindjes së Krishtit ka mbledhur mijëra besimtarë për këtë festë fetare të këtij komuniteti.Mesha është drejtuar nga mitropoliti i Korçës Hirësia e tij Imzot Johani që ka uruar besimtarët për më shume paqe dhe vëllazërim harmoni dhe begati.Dita e lindjes së Krishtit, një nga ditët e shenjta të kalendarit ortodoks dhe më të rëndësishmet ka vijuar me urimet mes besimtarëve dhe ndarjen e meshës së shenjtë dhe kungatave për më shumë shëndet dhe paqe mes njerëzve. Mesazhet për këtë ditë feste kanë qenë ato për lumturi dhe mirëqenie.Besimtarët festojnë KrishtlindjetPapa Benedikti XVI përcjell urimin edhe në gjuhën shqipe/Besimtarët e krishterë festuan që të enjten në mesnatë lindjen e Jezu Krishtit, shpëtimtarit të botës. Siç është bërë tashmë traditë mijëra besimtarë katolikë përkujtuan me madhështi dhe devocion, lindjen e Krishtit në çdo kishë në mbarë vendin.Në mesnatë në katedralen e Shën Palit në kryeqytet është mbajtur mesha solemne e përvitshme, prej ku imzot Rrok Mirdita u ka bërë thirrje besimtareve që të udhëhiqen nga mirësia dhe drejtësia. “Kjo ditë tha kreu i konferencës ipeshkvnore Rrok Mirdita na kujton të gjithëve se sa e nevojshme është falja, pajtimi dhe mëshira”.Me qirinj në duar dhe duke u lutur për paqe dhe qetësi, dashuri dhe gëzim besimtarët kane kryer ritet fetare, rreth mesnatës në një atmosferë festive.Mënyra e festimit të Krishtlindjeve sot e ka origjinën nga festat borgjeze të shekullit të kaluar në të cilat përdoreshin krahas simboleve të krishtere edhe ato pagane.25 dhjetori, dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën, në Shqipëri, mbas viteve ’90-të kur u lejua besimi fetar, krijoi traditën e saj duke u shënuar krahas festave të tjera tradicionale në kalendarin e vitit. Darka e Krishtlindjeve e cila është e bollshme, paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës. Krishtlindjet, Papa uron në gjuhën shqipePapa Benedikti i XVI i ka uruar besimtarëve katolikë në mbarë botën festën e Pashkëve. Papa ka dhënë sot në orët e para të paradites mesazhin e urimeve në 65 gjuhë të Botës, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe.“Gëzuar për shumë vjet Krishtlindjet!”, uroi Papa nga ballkoni i Bazilikës gjithë besimtarët shqiptarë me rastin e Krishtlindjeve. Në meshën e njohur si ‘Urbi et Orbi” të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen dhe humanizmin.“është kriza morale, më shumë se ajo ekonomike që plagos sot njerëzimin”, u shpreh Papa....