E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria legjitime të vazhdojë punën, opozita po dhunon interesat e votuesve

PLL mban punimet e Këshillit Kombëtar Dje zhvilloi punimet Këshilli Kombëtar i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” i cili ka dalë më 21 nëntor 2009 nga Kongresi XVII i PLL.  Ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës veçohen zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe e anëtarëve të Kryesisë të PLL me funksionet e tyre përkatëse si dhe diskutimet për nevojën e një riorganizimi efektiv të të gjitha strukturave të PLL. Gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar Kryetari Spahiu tha se, “kjo mbledhje zhvillohet edhe me rastin e 85 vjetorit të Triumfit të Legalitetit, datë e shënuar jo vetëm për partinë tonë (PLL), por edhe për historinë e Shqipërisë, sepse më 24 dhjetor të vitit 1924 u rikthye legjitimiteti i zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923 për Kuvendin Kushtetues (Parlamenti i asaj kohe), ku grupimi politik i drejtuar nga Ahmet Zogu dhe aleatët e tij kishin fituar zgjedhjet”. “Të majtët e asaj kohe, të cilët nuk mundën të vinin në pushtet me votën e lirë, përdorën armët dhe organizuan grushtin e shtetit të qershorit ’24. Agresioni i të majtëve ndaj zgjedhjeve të lira dhe rendit kushtetues në vitin 1924 zgjati pak muaj, sepse bolshevikët, nën drejtimin e Fan Nolit, nuk ishin thjesht në konflikt me Ahmet Zogun, por me popullin shqiptar dhe institucionin e votës së lirë”, u shpreh ai.Kreu i PLL shtoi se për ironi të fatit edhe tani në vitin 2009 kemi një situatë të përafërt. “Nga njëra anë kemi një mazhorancë legjitime të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që po i kundërvihet hapur interesave të vendit duke mos njohur rezultatin e zgjedhjeve, vendimet e gjykatave dhe injoruar interesat e votuesve te tyre”, tha më tej ai.Në fjalën e tij kryetari Spahiu përfitoi nga rasti dhe uroi të gjithë besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjes duke shpresuar se kjo ditë do të sjellë paqe dhe harmoni në zemrat e të gjithë shqiptarëve.Këshilli Kombëtar miratoi edhe disa vendime për zhvillimin e konferencave zgjedhore në të gjitha degët e PLL në rrethe dhe diasporë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›