Krishtlindjet, Bashkia e Tiranës organizon drekë për shtresat në nevojë
Dita e Krishtlindjeve ka përcjellë një mesazh paqeje dhe shprese për besimtarët e krishterë në kryeqytet. Bashkia e Tiranës, në këtë ditë të shenjtë për të krishterët në mbarë botën, organizoi një drekë me më shumë 200 besimtarë, kryesisht të shtresave në nevojë, në sheshin tek "Partizani i Panjohur". Kreu i Bashkisë së kryeqytetit Edi Rama, gjeti rastin t'u përcillte të gjithë të ftuarve në këtë drekë, urimet që simbolizon në vetvete kjo ditë e shënuar.
Një drekë të tillë Bashkia e Tiranës u ka ofruar edhe besimtarëvë musliman të kryeqytetit për nder të festës së Kurban Bajramit, po më shumë se dyqind njerëz në nevojë e kanë ngrënë drekën festive në sheshin te "Partizani i Panjohur".