E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për terrorizëm në Indi

Inteligjenca indiane ka lëshuar një alarm për atentate të mundshme terroriste në ditët në vijim në New Delhi dhe Mumbai. Sipas burimeve, disa terroristë kanë hyrë në këto qytete me objektivin për të goditur pika nevralgjike. Bëhet fjalë për talebanë të stërvitur për të bërë vetëvrasje.
Qeveria ka vendosur në këtë mënyrë të shtojë nivelin e sigurisë dhe vëzhgimeve pranë ndërtesave ushtarake dhe civile, por edhe në zyra, tregje, stacione hekurudhore, aeroporte dhe hotele.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›