Krishtlindjet, Papa bën thirrje për paqe e solidaritet

Gjatë mesazhit tradicional Urbi et Orbi, të mbajtur në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa 83-vjeçar uroi për Ditën e Krishtlindjes në 65 gjuhë, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. “Lindja e Princit të Paqes le ta përkujtojë botën se ku qëndron lumturia e saj e vërtetë”, tha Papa duke shtuar se “zemrat tuaja le të mbushen me shpresë dhe kënaqësi për Shpëtimtarin që kishte lindur për ne”.
Mesazhi i Papës u transmetua nga shumë rrjete televizive dhe radiostacione botërore. Mandej Papa Benedikti XVI theksoi se “drita e Krishtlindjes le të shndrisë në vendet e trazuara të botës, duke filluar me tokën ku Jezu Krishti kishte lindur”. “Kjo le t’i frymëzojë izraelitët dhe palestinezët për përpjekje për bashkëjetesë të drejtë dhe paqësore”, theksoi Ati i Shenjtë.
2010-12-25 14:53
[