E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, një 50-vjeçar goditet për vdekje nga një makinë

Kol Gjini, 50 vjeç, është goditur nga një autoveturë, e cila është larguar nga vendngjarja duke e lënë të vdekur në vend viktimën. Kalimtarët e rastit kanë vërejtur trupin e pajetë të 50-vjeçarit dhe më pas kanë njoftuar policinë e Kurbinit. 

Sipas policisë, viktima është nga Lezha dhe në momentin e aksidentit po shkonte tek të afërmit e tij në Gurrëz. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. (R.D. – Start)

                                                                                             2010-12-25 14:16
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›