Krishtlindjet, festë jo vetëm për të krishterët
Në Shqipëri tradita e festimit të Krishtlindjeve, është mjaft e vjetër, por festimet e kësaj dite janë forcuar dukshëm me vendosjen e sistemit të demokracisë. Sot, çdo individ pavarësisht përkatësisë fetare, është i lirë të kremtojë në këtë ditë. Ndërsa besimtarët e krishterë, të cilët njohin edhe bazën e vërtetë të kësaj ngjarje të shenjtë, thonë se sot kanë të drejtën e shprehjes së besimit, ndryshe nga shkuara kur kjo gjë bëhej në fshehtësi.Festa e Krishtlinjdeve kremton, sipas besimit përkatës ardhjen në jetë të çlirimitarit të njerëzve nga mëkatet. Sot 2008-të vjet më parë ka lindur në Betlehem vogëlushi Jezu Krisht. Festa e Krishtlindjeve ka të paktën 18 vjet që festohet në mënyrë madhështore në vendin tonë. Përveç besimtarëve të krishterë, këtë ngjarje e festojnë edhe shqiptarët që në prejardhje u përkasin besimeve të tjera. Një fakt i tillë, është mjaft i dukshëm sidomos tek prenotimet e kryera në çdo bar, restorant edhe pab, të cilët edhe pse në thelb nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë, në emër të Krishtlindjes shfrytëzohen për t'u argëtuar prej të rinjve.