Kosova hap ambasadën në SHBA

Hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada është tërësisht funksionale dhe është vendosur me zyra në lagjen "Presidence Plaza" të Washingtonit. Zyrat e ambasadës së Kosovës nuk gjenden larg Shtëpisë së Bardhë, ndërkaq që, sipas zyrtarëve të ambasadës, tashmë janë instaluar marrëdhëniet e para diplomatike mes tyre dhe ambasadave të shteteve të tjera në SHBA-së.Ambasada kosovare për fillimin e punës ka pasur mbështetjen e madhe të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar.