Krishtlindjet në TKOB, sot në mbrëmje koncerti Holli Night
Tiranë, 25 Dhjetor NOA - Si çdo fundvit TKOB feston Krishtlindjet në një atmosferë të ngrohtë muzikore. Sot në mbrëmje, më 25 dhjetor, ora 19.00 në skenën e këtij institucioni do të jepet koncerti Holli Night, me pjesë të zgjedhura korale dhe solistike, me rastin e Krishtlindjeve.
Dirigjent Kori mjeshtri Dritan Lumshi, Koncert maester, Thanas Paskali. Marrin pjesë Solistët, Kori i T.K.O.B si dhe Kori i Fëmijëve i shkollës Servete Maçi. Data 30 dhjetor shënon edhe aktivitetin e fundit për këtë vit në TKOB, me Grand Ballo në Opera, e cila ka hyrë tashmë në traditën e adhuruesve të muzikës, si përshëndetja e fundvitit me publikun. Në program: Pjesë koreografike dhe orkestrore të traditës vjeneze. Vepra solistike dhe korale. Valse dhe vallëzime bashkëkohore për publikun. TKOB sjell atmosferën e Krishtlindjeve dhe traditën muzikore vjeneze në prag të Vitit të Ri 2010. m.s/NOA