Krishtlindjet ne Vatikan, gruaja hedh ne toke Papa Benediktin XVI
VATIKAN- Konfuzion dhe frikë në fillim të meshës së Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Një grua e veshur me të kuqe kërceu mbi barrikada në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe rrëzoi në tokë Papa Benediktin e XVI në fillim të Meshës tradicionale të Krishtlindjeve.Papa 82 vjeçar, me të shpejtë u ngrit pas incidentit dhe vazhdoi ecjen drejt altarit kryesor për ta vazhduar Meshën. Pamjet televizive të cilat kanë bërë xhiron e botës tregojnë se Papa ka rënë në tokë, dhe brenda pak sekondash është ngritur sërish në këmbë.Imazhet tv tregojnë se truprojen e cila vrapon i alarmuar në Bazilikë. Muzika ndalon dhe të gjithë besimtarët kanë mbetur të shtangur. Pas këtij incidenti mesha ka vazhduar normalishtPapa 82 vjeçar nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë incident.Mediat italiane informojnë se gruaja është arrestuar dhe bëhet fjalë për një grua me shqetësime psikologjike. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i shtypit ën Vatikan, i cili saktëson se gruaja ndodhet e ndaluar në xhandarmërinë e vatikanit.Sipas të dhënave të para mësohet se gruaja ka dashur t’i afrohet Atit të Shenjtë por pa qëllime të tjera negative. Nuk përjashtohet se mund të flitet për të njëjtin person, i cili tentoi vitin e kaluar një veprim të tillë, por pa pasoja. Gruaja, e cila është dukur konfuze ka treguar se ka dashur të përqafonte Atin e Shenjtë. Në këtë incident mbeti i plagosur kardinali francez Roxher Ethegarej 87 vjec, i cili qendronte pak metra me larg. Ai është rrëzuar dhe ka thyer këmbën.