E Diel, 1 Nëntor 2026

Merr flake apartamenti, familja shpeton duke zbritur me litar

RRESHEN- Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e vona të natës, duke u gdhirë e premtja në qytetin e Rrëshenit. Zjarru shpërtheu në një apartament në katin e tretë të një pallati, ndërsa familja e përbërë nga 4 anëtarë, burrë grua dhe dy fëmijët e tyre ndodhej brenda. Sapo kanë parë flakët ata kanë tentuar të dalin jashtë përmes derës, por nuk kanë mundur për shkak të zjarrit.Familja ka mundur të shpëtojë duke zbritur me litar nga ballkoni. Me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e zjarrit. Një grup ekspertësh po heton shkakun e rënies së flakëve të cilët fatmirësisht nuk morën jetë njerëzish por shkaktuan dëme të mëdha materiale. Sipas të dhënave të para mësohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›