Rama: Qeveria mban peng projektet e mëdha të Tiranës
TIRANE- Bashkia e Tiranës festoi në Pallatin e Sportit mbylljen e vitit 2009 ku urimit të kryebashkiakut Rama për të gjithë stafin ju bashkua dhe një retorikë e gjatë e tij për të gjithë punën e Bashkisë më të madhe në vend përgjatë vitit që po lemë pas. Rama shfrytëzoi këtë takim për të akuzuar qeverinë, e cila sipas tij po mban peng disa punë madhore në kryeqytet duke përmendur të parën rikonstruksionin e sheshit Skënderbej. “Pse u vonohet dhe u mohoet banorëve të kryeqytetit dhe vizitorëve të tjerë nga Kosova e nga kudo nëpër Europë e botë, mundësia që ta kenë këtë shesh europian sa historik aq edhe të së ardhmes. Sepse të gjitha arsyet e mirëqëna për ta bërë realitet këtë ëndërr nuk mjaftojnë për fat të keq përpara arsyes së mosarsyes politike. U bënë vite që qeveria nuk denjon të bëjë minimumin, detyrën e vet ligjore për shpronësimin e domosdoshëm që hap arterien e unazës së vogël. Mbahet peng qendra e Tiranës, kryeqendra e Shqipërisë, jo për shumën qesharake që do të japë qeveria për shpronësimin e cila në fakt është pak a shumë sa shuma e harxhuar për gjysmë ore miting kundër opozitës në 8 dhjetor.” u shpreh kryebashkiaku. Të njëjtin argument rama e përmendi edhe për zhvillimin e parkut të liqenit, unazës së madhe dhe planit të ri rregullues, projekte madhore të cilat sipas Ramës mbahen peng nga crregullimet mendore të politikës. Me gjithë arritjet e spikatura në bashki, që nga rikonstruksioni i rrugëve , ndërhyrjet në blloqet e banimit, sipërfaqet e gjelbërta, mbetet ende shumë punë për tu bërë , tha kreu i bshkisë në këtë bilanc pune përpara stafit të tij. Ndërhyrjet në Laprakë, Allias, Selitë, Bregu i lumit, Oxhaku dhe Sanatoriumi janë sfida të hapura për bashkinë në vitin 2010. Duke e cilësuar biznesin si motorr të zhvillimit të Tiranës, Rama tha se sot biznesi i kryeqytetit po jeton ditët e tij më të vështira. “Sot janë ditët më të ëvshtira për këtë biznes. Në vend që të festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, të shesin më shumë dhe madje me cmime të ulura festash biznesmenët e vegjël të Tiranës të mbytur nga listat e borxhlinjve janë përpara një janari të tmerrshëm, me rritje të barrës fiskale dhe faturës së energjisë e cila rritet për biznesin e vogël jo 13% por 22%. ” theksoi Rama. (e.n/News24/BalkanWeb)